Aktualisht Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.
“Rreth orës 13:00 jemi njoftuar për një aksident mes dy veturave në Shirokë. Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident ka edhe të lënduar, por që aktualisht nuk e dimë numrin e saktë”, ka potencuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në pamjet e siguruara nga SuharekaOnline shihet ku vetura ka përfunduar mbi trotuar, duke u përplasur me kangjellat me mbulojë.
Mirëpo dëmet materiale duket se janë të shkaktuar në veturën e vetaksidentuar, raporton SuharekaOnline.


