Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka fol për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Ajo ka numëruar aktivitetet më specifike që kanë ndodhur dhe në fund ka deklaruar se jemi në terren vazhdimisht së bashku me kryetarin e Komunës, pë t’i qenë afër qytetarit dhe ka cekur se dje është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Komunës sonë.

Përfaqësuesi i Policisë komandant Milazim Lumi, ka raportuar për gjendjen e sigurisë dhe ka numëruar këto ngjarje: 2 aksidente trafiku, 1 shpërthim zjarri, 1 kanosje e personit zyrtar si dhe ka njoftuar për aksionin “siguria e nxënësve”, ku po kontrollohen autobusët e destinacioneve brenda territorit të Komunës së Suharekës, i cili aksion po rezulton të jetë i suksesshëm dhe ka njoftuar se vendosja e kamerave të sigurisë në qytet po rezulton e suksesshme me rezultate positive.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka raportuar se kanë filluar me aktivitete të ndryshme si trajnime, punëtori dhe kanë njoftuar për disa aktivitete që do të ndodhin brenda këtij muaji e duke vazhduar  tutje.

Ndërkaq përfaqësuesi i LMT-KFOR-it, ka thënë se jemi duke shpërndarë numrin e ri të revistës “FOR YOU” dhe ka deklaruar se jemi në terren dhe se situata është e qetë.