Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim të Komunës së Suharekës ka vendosur në shqyrtim publik planin për vendosjen e objekteve të përkohshme në Prona Publike.
Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim ka hartuar draft planin për vendosjen e objekteve të përkohshme në Prona Publike.
Këtë dokument e ka vendosur në shqyrtim publik për banorët me qëllim të dhënies së kontributit tuaj në rritjen e cilësisë së këtij plani, i cili do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.
Ky shqyrtim publik do të jetë i hapur nga data 01 Korrik deri më 08 Korrik 2019, për më shumë informata më poshtë keni njoftimin nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim.
