Suharekë: Pritjeve nëpër komunë po iu vjen fundi!

  • 10.04.2019, 20:34

Të presësh në radhë pēr një dokument është tejet e e mundimshme dhe e mërzitshme sidomos gjatë sezonit të verës ku fluksi i qytetarëve për nxjerrjen e një dokumenti është shumë i madh pēr faktin se shumë mërgimtarë shfrytëzojnë kohën e pushimeve për tu pajisur me dokumentacion.

Por ngarendjeve dhe pritjeve nëpēr sportele po ju vjen fundi, kjo sepse Komuna e Suharekës ka filluar proceduarat për blerjen e dy E-Kioskave, për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve 24\7.

Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, qytetarët do tē nxjerrin edhe certifikatën e martesës.

E-kioska do të pranojë monedhat metalike dhe do të kthejë kusur sipas diferencës së çmimit dhe monedhave të futura në e-kiosk.

Dy e-kioskat priten ti kushtojnë Komunës së Suharekës në vlerë prej 22,000 euro.


Të tjera