Suharekë, për 10 ditë arrestohen 5 persona të dyshuar
Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës. Të tilla u raportuan edhe në këto 10 ditët e para të muajit prill në Policinë e Kosovës në Suharekë, me të cilat është marrë…
Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës.
Të tilla u raportuan edhe në këto 10 ditët e para të muajit prill në Policinë e Kosovës në Suharekë, me të cilat është marrë policia dhe Gjykata Themelore në Prizren.
Në bazë të informacioneve nga policia bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës brenda 10 ditësh janë arrestuar 5 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në datën 05 prill, në Komunën e Suharekës policia ka arrestuar 2 persona, njëri nën dyshimin se i njëjti pas përfundimit të ndeshjës FC Ballkani – Prishtina, ka ofenduar lojtarët dhe referët dhe në momentin kur ka ndërhyrë zyrtarët policor, personi në fjalë i ka sulmuar fizikisht ata.
Poashtu, në ditën e dielë një person i dyshuar ka rrahur nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndihme të lehta trupore dhe ka kërcënuar verbalisht babin e tij dhe i ka dëmtuar veturën me mjet të fortë.
Më datë 07 prill, Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar 3 persona, dy prej tyre kishin vjedhur në një këmbimore në Suharekë, 600 dollar amerikan, 150 euro dhe një zingjir ari.
Ndërsa, një person tjetër është arrestuar nën dyshimin se personi me inicialet P.B i kishte kërcënuar verbalisht nënën dhe motrën e tij.
”I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frik si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale” thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren lidhur me këtë rast.