20.04.2019, 9:31

Suharekë: Opozita akuzon kryetarin se po u jep tenderë familjarëve, ai e mohon

Akuzat ndaj kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, janë ngritur nga opozita, ku akuzat kanë për bazë keqpërdorimin e parasë publike.

Për rregullimin e rrugës “Brigada 123”, gjatë qeverisjes së kaluar janë ndarë 380 mijë euro, kjo rrugë është ndër rrugët më kryesore të Komunës.

Por, pasi erdhi në pushtet Kryetari Muharremaj, disa nga mjetet u ri-destinuan, raporton KTV.

Opozita akuzon Kryetarin Muharremaj për keqpërdorimin e parasë publike, ku sipas tyre Muharremaj e ka keqpërdorur pushtetin edhe me tenderin për furnizim me 14 dyer të reja, shkollen e mesme teknike, SHMT “Skënder Luarasi”.

Sipas Opozitës ky tender iu dha një të afërmi të kryetarit Muharremaj, ku thuhet se dyert nuk janë ndërruar, por vetëm janë lyer.

LEXO EDHE:  Nga 74 mijë persona me aftësi të kufizuara, vetëm 26 mijë prej tyre mbështeten financiarisht

Por, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të gjitha këto akuza nga opozita i ka mohuar.

Drejtori i shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi”, ka thënë se kishte kërkuar vetë ai që dyert mos të ndërrohen, por vetëm të lyen.

Po ashtu, opozita e akuzoi Muharremajn edhe për punësime partiake, në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.