Suharekë, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë

25.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë. Viktimë Civile e Luftës – personi i cili është vrarë apo është plagosur, nga forcat […]

Suharekë, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë.

Viktimë Civile e Luftës – personi i cili është vrarë apo është plagosur, nga forcat e armikut, e më vonë ka vdekur brenda periudhës 27.02.1998 deri me 20.06.1999, si dhe personat që kanë pësuar si pasojë e luftës brenda tri (3) viteve që nga përfundimi i luftës nga mjetet shpërthyese të mbetura pas përfundimit të luftës.

Në bazë të të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se numri i përfituesve nga kjo skemë është më i madh në Prishtinë, ku në muajin mars përfitues ishin rreth 503 persona.

Ndërsa në Komunën e Suharekës sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se janë gjithsej 4 përfitues nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë.

MuajiNr. i përfituesve në Komunën e Suharekës nga skema e pensioneve për Viktimat civile të luftës në Kosovë
Janar 20214
Shkurt 20214
Mars 20214