Suharekë: Nga 1 marsi Komuna do të mbulojë shpenzimet e varrimit për çdo qytetar

Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.
Kështu bëhet e ditur sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës.
Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kryetarit të Bashkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.
Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019.