Suharekë: Më 3 Korrik bëhet rrënimi i objekteve të përkohshme montazhë (garazhave)

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Suharekës ka njoftuar qytetarët që deri me datën 03.07.2019 në ora 09:00 të bëhet largimi i montazhë (garazhave) për shkak që do të bëhet rrënimi i tyre.

Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e objekteve të përkohshme montazhë (garazhave), një objekt për banim, me dhe pa leje ndërtimore që deri me datë 03.07.2019 në ora 09:00, ti largojnë-dislokojnë të gjitha gjërat me vlerë sepse do të bëhet rrënimi i këtyre objekteve.

Rrënimet e këtyre do të bëhen konformë Aktvendimit 07 Nr.664/181-63245 dt.02.10.2018 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim.

Rrënimi i objekteve bëhet për interes publik me qëllim të vazhdimit të investimeve të infrastrukturës në Lagjen Fidanishte, Sheshi “Besim Ndreca” në parcelën kadastrale P-2281-0 ZK Suharekë.

“Të gjitha pasojat për mos largimin e gjërave nga dëmtimi eventual gjatë rrënimit do të bartën nga vetë shfrytëzuesit e këtyre objekteve të përkoshme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Për qdo pa qartësi dhe konsult mund të informoheni në Drejtorinë e Inspeksionit, para afatit të datës së lartëcekur.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.