Suharekë: Mbahet mledhja e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Anëtarët e KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) në mbledhjen e radhës kanë shqyrtuar si dhe kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës ishin: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbështetja e projekteve konkrete në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në bashkësi, analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës, Identifikimi dhe krijimi i zonave të gjelbëruara përreth shkollave për të ruajtur hapësirën dhe sigurinë e plotë të nxënësve dhe Siguria në trafik.

Pasi u diskutua për të gjitha pikat dhe u dhanë sqarime si dhe u raportua nga komandanti i policisë, kapiteni Milazim Lumi, në fund kryetari Muharremaj, ka nxjerrë këto rekomandime.

Të autorizohet Drejtoria e shërbimeve Publike që të ju bëhet shkresë të gjitha institucioneve që të rregullojnë hapësirat publike për personat me nevoja të veçanta.

Pastaj u kërkua nga Policia dhe Drejtoria e Inspeksionit që të jetë më aktive rreth kontrollimeve të lokaleve të lojërave të fatit si dhe Drejtoria e Arsimit të kërkojë nga drejtorët e shkollave që nxënësit dhe mësimdhënësit të ruajnë ambientet përreth shkollave, sidomos të hapësirave gjelbëruese.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.