Suharekë: Maturantët i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës

Suharekë: Maturantët i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës
Çlirim Gashi

30.08.2019 / Lajme

Sot maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Suharekës i’u nënshtruan afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët e kanë pasur pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator.

Pjesa e parë e këtij provimi ishte i përbërë me pyetje nga lëndët Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze, ndërsa pjesa e dytë do të jetë i përbërë me pyetje nga lënda e Matematikës si dhe nga një lëndë që ata kanë pasur dëshirë të zgjedhin.

Provimi i maturës në Suharekë u mbajt në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” si dhe në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj”, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme Gjimnazi “Jeta e Re” e mbajtën provimin në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi”.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë qysh në afatin e parë kishte paralajmëruar se në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, si mënyrë për të parandaluar kopjimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ishte realizuar, e zhurmuesit nuk janë siguruar as për afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e provimit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Për dallim nga afati i parë ku provimi është mbajtur në katër regjione dhe në ditë të ndryshme, këtë herë Hysenaj thotë se për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, testimi do të organizohet në të njëjtën ditë në të gjithë vendit.

Për mbarëvajtje sa më të mirë të testimit, Hysenaj thotë se kanë angazhuar më shumë se 100 mbikëqyrës në 101 qendra të testimit.

Ai thotë se nuk do të tolerohet asnjë nxënës që ditën e testimit tenton të kopjojë. Provimit shtetëror të maturës saktësisht do t’i nënshtrohen 10 mijë e 15 nxënës.

RAPORTO