Çlirim Gashi
11.07.2019, 22:21

Suharekë: Lista e nxënësve pjesëmarrës në Garën e Diturisë në nivel republikan

Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.

Pas përfundimit të garës komunale dhe shpalljes së nxënësve fitues, sot janë publikuar listat e nxënësve pjesëmarrës në nivelin republikan të garës, ku do të garojnë mbi 1,600 garues.

LEXO PO ASHTU:  Dorëzohet peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit

Gara Nacionale e Diturisë në Nivelin Republikan mbahet më 12 korrik 2019 duke filluar nga ora 09:00 në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport u uron sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës në garë.

Bashkëngjitur gjeni listën e pjesëmarrësve në garën e 12 korrikut.

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Faza%203%20Gara%20e%20diturise.pdf?fbclid=IwAR1EgLqMEeSJT-_YsfAsIYQCd0_lzPLPJLoYpYWxM61jKhjho5SE-36A648