14.06.2019, 17:59

Suharekë: Komunën duhët ta udhëheqin ekspertët e jo objektet politike që marrin frymë

Shefi i Grupit të asambleistëve të PDK-së dega në Suharekë, Jeton Rrakaqi në një intervistë më portalin Suharekaonline për temën papunësia në Komunën e Suharekës, shprehët së shqetësimi më i madh në komunë është fuqia aktive për punë dhe mos zhvillimi i duhur ekonomik, ku sipas tij në çdo familje ka nga një të ri (person) që e ka lëshuar vendin, për një punë më të mirë.

Fajin për gjithë këtë gjendje ia lë komunës dhe sipas tij militantëve partiak, ku komuna  është shëndrruar në ent të punësimit, kështu duke e humbur qëllimin e funksionimit.

Intervista e plotë më Shefin e grupit të asamleistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi.

Ju si opozitë si e shihni  gjendjen e të rinjëve të Suharekës, të cilët janë të papunë?

          Në cilin do kënd apo si pozitë dhe opozitë një gjendje të këtill jemi duke e marr me shqetësim të madh, fuqia aktive për punë dhe mos zhvillimi i duhur ekonomik ka sjellur gjendjen që pothuajse në qdo shtëpi në Komunën e Suharekës nuk ka një të ri që nuk e ka braktisur vendin për të gjetur një vend punës.

Sa është punuar për të krijuar vende pune në Komunën e Suharekës?

            Sigurisht që pak është punuar apo është punuar dhe atë vetëm në rehatimin e militantëve partiak e që edhe ata janë qytetarë të Komunës tonë dhe kanë drejtë të punësohen por vetëm kur ata i kanë respektuar ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në fakt Komuna është shndërruar në ent të punësimit duke e humbur qëllimin e funksionimit, me një fjalë Komuna duhet të nxis zhvillimin ekonomik duke e rritur punësimin e të rinjëve.

Kush është shkaktari kryesor i papunësisë në Suharekë?

            Shkaqet natyrisht që janë zinxhirore, por me më rëndësi do të ishte që të gjendet zgjidhje e shpejtë në mënyrë  që të parandalohet ikja e të rinjëve. Ndër shkaktarët është Komuna e cila nuk mendon fare për zhvillimin ekonomik por vetëm për investime kapitale me para të qytetarëve dhe të njëjtëve ju tregon se si po investon me para e tyre.

LEXO EDHE:  I ftuari nga Suhareka refuzon ftesën nga Gjykata Speciale

Sipas jush, çfarë duhet plotësuar apo ofruar për tu punësuar në sektorin privat apo publik?

            Sektori publik nuk është dhe nuk duhet të jetë strategji e Komunës që të punësoj njerëz, sektori privat mund të fuqizohet vetëm me ndihmën e Komunës duke iu mundësuar bizneseve qasje në pasuritë komunale dhe atë qasje të barabartë duke iu dhënë mundësinë e investimeve.

Ju si opozitë, a keni diskutuar apo ndërmarr ndonjë vendim për të rinjët në Suharekë?

            Roli i opozitës në Komunën tonë kur janë në pytje interesat e qytetarëve në përgjithësi dhe të rinjëve në veçanti është rol konstruktiv në marrjen e vendimeve. Por kjo varet nga pozita dhe trajtimi që ajo i bënë të rinjëve të Suharekës.

Cili kishte me qenë hapi juaj, për ta zbehur papunësinë në Komunën e Suharekës?

            Fillimisht nxitja e zhvillimit ekonomik duke iu mundësuar bizneseve që ti shfrytëzojnë pa kompensim pasuritë komunale për ngritjen e ndërmarrjeve për punësimin e të rinjëve, bashkërendimin e aktiviteteve shkollore me punën praktike nëpër këto ndërmarrje në mënyrë që të rinjët të ambientohen edhe praktikisht me punën, fuqizimi i sektorit të bujqësisë pasi që karakteristikë tipike për Komunën tonë është zhvillimi i bujqësisë, po ashtu edhe fuqizimi i turizmit pasi që dihet qysh moti se zhvillimi i turizmit malor në këtë Komunë është lehtë i zbatueshëm, pasi që për gjatë Komunës tonë e përshkojnë tri rrugë kryesore ndërkombëtare dhe ndërajonale, prandaj edhe zhvillimi ekonomik do të ishte i mundur. Natyrisht se atëherë kur të iu vie radha që të qeverisin ekspertët e jo objektet politike që marrin frymë, atëherë edhe zhvillimi ekonomik do të marr kahje  tjetër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.