Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër ( e martë) do të ndodhin vërshime  në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

Komuna e Suharekës, këtë shqetësim e ka ngritur sot në Takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Pulike dhe Emërgjensë është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës, janë mobilizuar dhe  do të jenë aktive  gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë. Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfardo përballje me vërshimet e mundshme.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar vitin e kaluar Komunën e Suharekës.

Gjendja ishte e jashtëzakonshme, pasi që, shumë shtëpi e objekte janë përmbysur nga shiu, duke përfshirë këtu edhe vet objektin e komunës së Suharekës.

Qyteti dhe shumë fshatra vitin e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale.

Për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës, janë parë në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor.