Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.
Sipas policisë, zjarri është ndezur nga shkaqe të panjohura.
Nga flakët janë përfshirë disa pemishte, vreshta dhe djerrina.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Suharekë / 23.07.2024 – 17:00. Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.