Suharekë: Dëmtohet varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi pas reshjeve të shiut

  • 10.04.2019, 12:56

Reshjet e shiut ditën e sotme në komunën e Suharekës dëmtuan varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjët e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera.

Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit.

Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e poashtu drunjtë e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen”, ka shkruar Muharremaj.

Të tjera