Suharekë: Dëbon nga shtëpia gruan dhe fëmijët

17.03.2019

Policia njofton se dje pasdite në Suharekë një grua ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj. I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte  djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi. […]

Suharekë: Dëbon nga shtëpia gruan dhe fëmijët Foto: Ilustrim

Policia njofton se dje pasdite në Suharekë një grua ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte  djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe shuar.

Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.