Suharekë: Administrohen provat materiale në gjykimin ku paditësi po kërkon zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërisë

27.09.2021

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka administruar si provë materiale procesverbalin e datës 12 janar 1982 mes shitëses Z.B dhe blerësit A.B, në prani të katër personave si dhe kontratën e shitblerjes së tokës të datës 30 gusht 1990 nga shitësi- paditësi dhe blerësi- të paditurit. Pas administrimit të provave, gjyqtari Zeqiraj vazhdoi me fjalën përfundimtare të […]

Suharekë: Administrohen provat materiale në gjykimin ku paditësi po kërkon zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërisë Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka administruar si provë materiale procesverbalin e datës 12 janar 1982 mes shitëses Z.B dhe blerësit A.B, në prani të katër personave si dhe kontratën e shitblerjes së tokës të datës 30 gusht 1990 nga shitësi- paditësi dhe blerësi- të paditurit.

Pas administrimit të provave, gjyqtari Zeqiraj vazhdoi me fjalën përfundimtare të palëve.

E autorizuara e paditësit E.H, avokatja Elvane Gjini ia ka dorëzuar gjykatës fjalën përfundimtare me shkrim, ndërsa të paditurve gjykata i ka dhënë afatin 10 ditor për dorëzimin e së njëjtës, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ndryshe, në padinë e datës 20 maj 2015 paditësi E.H nga të paditurit A.B dhe F.B po kërkon zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërisë e cila është e evidentuar me numrin 370 në vendin e quajtur “Leska” Zona Kadastrale Gelancë, në sipërfaqe prej 1620 m2.

Sipas padisë të paditurit po e mbajnë paluajtshmërinë me keqbesim në posedim dhe nuk pranojnë që në mënyrë vullnetare t’ia dorëzojnë në posedim të qetë dhe të lirë pronarit, andaj i njëjti përmes gjykatës ka kërkuar që t’i aprovohet kërkesëpadia dhe paluajtshmëria. /BeitmipërDrejtësi