Suhareka pothuajse më e rregullta në zgjedhjet e fundit në Kosovë

Suhareka pothuajse më e rregullta në zgjedhjet e fundit në Kosovë
Taulant Krasniqi

12.08.2019 / Lajme

Rreth njëqind vendvotime do i dërgohen prokurorisë për hetim në kuadër të dyshimit për keqpërdorim të votave.

Për gati çdo proces zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ballafaqohet me parregullsi nëpër qendra të votimit.

Në zgjedhjet e vitit 2017 për rinumërim janë dërguar rreth 150 vendvotime.

Burime të Televizionit 7, mësojnë se numri më i madh i keqpërdorimeve ishte gjetur në Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Gjakovë e Mitrovicë.

Ndërsa në Suharekë nuk ka pasur shumë manipulues të votave ku edhe renditet si njëra ndër komunat më të rregullta në mbarëvajtjen e zgjedhjeve 2017 të cilat ishin zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Kështu në Prishtinë janë gjetur 903 vota më shumë se në Prizren

Ndërsa Prizreni kishte 846 vota më shumë se sa banorë kanë votuar, pastaj në Gjakovë u gjetën 671 vota më shumë, në Gjilan 632 e në Mitrovicë 267 vota më shumë se sa banorë.

E për t’i shmangur këto incidente ky institucion ka vendosur që t’i drejtohet Prokurorisë së Shtetit, duke i dorëzuar të gjitha provat për parregullsi gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Kosova do i hyjë këtij procesi pa një reformë zgjedhore.

RAPORTO