Qendra për Shërbim të Qytetarëve tani ofron një sistem të menaxhimit të radhës, duke siguruar që shërbimet të kryhen në një vend të vetëm.

Në këtë qendër, qytetarët do të ndihmohen nga zyrtarët për të përmbushur kërkesat e tyre sipas procedurave më të lehta dhe efikase. Qendra e re, e konceptuar si një “one stop shop,” do të ndihmojë qytetarët pa dallim për të marrë shërbime administrative në mënyrë më të shpejtë dhe për të shmangur procedurat burokratike të panevojshme.

Ky sistem i ri synon të përmirësojë cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve administrative, duke bërë që qytetarët të ndihen më të kënaqur dhe të kenë një përvojë më të mirë në marrëdhëniet me administratën komunale.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/videos/367340443065265