Herolind Bytyçi
30.03.2019, 22:26

Suhareka nderon Ushtar Kavajën, Indrit Cara

Për nder të Ushtar Kavajës, Indrit Cara, Komuna e Suharekës në 20 vjetorin e rënies së tij mban akademi përkujtimore dhe homazhe tek lapidari i Ushtar Kavajës.

Akademia përkujtimore mbahet më 31 mars në Bibliotekën Komunale – Hajdin Berisha duke filluar nga ora 12:00.

Ndërsa homazhet bëhen tek lapidari i Ushtar Kavajës në Gallushë në ora 13:00. Akademia përkujtimore dhe homazhet mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, por për ne nuk ka vdekur, e as nuk ka për të vdekur kurrë. Ai erdhi në Suharekë, kur Suhareka e Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë, ai erdhi për të treguar se atdheu i tij ishte edhe tej kufijve.