Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po vazhdon që çdo ditë të marr vendime të rëndësishme për banorët e kësaj komune, tani ka bërë lokacionin e ri për shitjen e drunjve dhe zhavorit dhe më nuk lejohet shitja në zona vend e pa vend.
Ai sot ka bërë të ditur se nga tani është caktuar vendi i posaçëm për shitjen e drunjve dhe zhavorrit.

“Tash e tutje lokacioni është i caktuar me vendim për shitjen e druve dhe zhavorit”, shkroi Muharremaj në Facebook.
Më tutje Muharremaj shkroi se : “Më nuk lejohet shitja në zona vend e pa vend. Hapësira është e rregulluar dhe gjithçka do të funksionoj më mirë”.
