Suhareka me kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj i nominuari i PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, është kandidati i nominuar i kësaj partie për të udhëhequr me ekzekutivin në zgjedhjet e parakohshme.

Në disa media është raportuar se kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj është kandidat i kësaj partie. Këtë e kanë konfirmuar nga për SuharekaOnline nga kryesia e PDK-së në Suharekë duke shtuar se kandidatura e Hoxhajt është zyrtare.

Ndryshe, Enver Hoxhaj është emëruar kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, në nëntor të këtij viti, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit.

Hoxhaj në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka marr gjithsej 11,052 vota ku prej tyre 2,374 vetëm në Suharekë.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë
RAPORTO