Suhareka kishte përfituar 100 mijë euro, Prizreni shporta të mbeturinave dhe kontejner

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, pas përfundimit të kësaj fushate kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili kishte zgjatur tre muaj.

Mirëpo, nga ky fond përfituan vetëm 10 komuna ku me nga 150 mijë euro janë shpërblyer komunat: Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë dhe Vushtrri ndërsa me nga 100 mijë euro, komunat: Drenas, Gjilan, Prishtinë, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Ndërsa komunat e tjera Junik, Han Elezit, Podujevë, Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Rahovec, Lipjan, Shtime, Deçan, Prizren e Mitrovicë u shpërblyen vetëm me shporta të mbeturinave e kontejner. Vendimi për shprëndarjen e shportave dhe kontejnerëve ishte marrur në Janar të këtij viti.

E tek sot “Let’s Do It” ka shpërndarë sot 500 kontejnerë dhe 500 shporta për 13 komuna të Kosovës. Përfituese të këtyre kontejnerëve dhe shportave kanë qenë komuna e Junikut, Podujevës, Istogut, Skenderajt, Pejës, Prizrenit, Hanit të Elezit, Shtimes, Mitrovicës, Lipjanit, Malishevës, Rahovecit dhe Deçanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.