Lidhja Demokratike e Kosovës doli partia e dytë në këto zgjedhje, me një diferencë për më pak se 1 për qind të votave me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas raportimit të Indeksonline, 31 deputetët e ardhshëm të LDK’së tashmë dihen, e mes tyre do të jenë Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci – Lala, Driton Selmanaj e Arban Abrashi.

Ndërsa nga Komuna e Suharekës deputet në Parlamentin e Kosovës do të jetë, Kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala i cili ka marrë gjithsejtë 8 mijë e 996 vota.