Studentët nga Kosova fitojnë medalje në Olimpiadën e Matematikës

10.08.2021

Kosova fitoi tri medalje në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare për Studentë Universitar – IMC 2021. Arben Ajredini, Duart Nishefci e Andi Sejdiu, të tre studentë të vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë fituar një medalje të artë, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë në Olimpiadën e Matematikës. IMC është […]

Studentët nga Kosova fitojnë medalje në Olimpiadën e Matematikës

Kosova fitoi tri medalje në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare për Studentë Universitar – IMC 2021.

Arben Ajredini, Duart Nishefci e Andi Sejdiu, të tre studentë të vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë fituar një medalje të artë, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë në Olimpiadën e Matematikës.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitar, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka uruar ekipin e vendit tonë për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze.

Etiketat

Ofertat e fundit