Studentët kërkojnë liberalizim të vizave

07.01.2019

Shteti i Kosovës, njihet si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon liberalizimin e vizave për qyetetarët e Kosovës, pasi që krerët e lartë të Kosovës nuk marrin masa për këtë gjë, ka shtyrë Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës që të organizojë sërish një protestë për datën 10 janar.  Kryetari i Parlamentit […]

Studentët kërkojnë liberalizim të vizave Foto: Ilustrim

Shteti i Kosovës, njihet si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon liberalizimin e vizave për qyetetarët e Kosovës, pasi që krerët e lartë të Kosovës nuk marrin masa për këtë gjë, ka shtyrë Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës që të organizojë sërish një protestë për datën 10 janar. 

Kryetari i Parlamentit Studentor, Arben Elshani në një konferencë për media, shprehi se synojnë që marshit për liberalizimin e vizave të enjten duke filluar nga ora 12:00, t’i bashkëngjiten shumë qytetarë. “Do të mblidhemi këtu para Bibliotekës Kombëtare për të filluar marshimin tonë ku do të kërkojmë përmes këtij marshimi të drejtën tonë themelore që është liberalizimi i vizave. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të pritjeve të gjata që bëjnë qytetarët me muaj të tërë para ambasadave, të cilat kërkojnë qoftë për viza studentore, qoftë për këmbim përvojash për studime jashtë vendit, për të gjitha këto presin me muaj të tërë dhe ky maltretim, unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që të presin në këto radhë të gjata”.

Ai porositi Bashkimin Evropian që të reflektojnë ndaj kërkesave të kosovarëve, e veçanërisht të studentëve për liberalizimin e vizave.Ndërsa, Jehona Gashi kryetare e Këshillit studentor në Fakultetin e Filologjisë, tha se në marshin protestues për viza duhet të bashkohen të gjithë qytetarët. “Qëllimi jonë nuk është asimilimi, por është të njohim kultura e të fitojmë përvoja të ndryshme. Ne, për shembull, duam të kemi bashkëpunim me njerëz të artit që janë jashtë vendit tonë, apo politika, por jo të qëndrojmë të shtangur para ambasadave dhe në fund të marrim përgjigje negative. Kjo është shkelje e rinisë këtu në Kosovë, është shkelje për ata që thirren për drejtësi dhe barazi”, tha ajo. 

Dihet që 70 për qind e të rinjve në Kosovë nuk kanë të ardhme, përfundojnë studimet duke mos ditur se çfarë i pret. Për këtë gjendje ai ka fajësuar të gjithë spektrin politik. Studentët kishin protestuar edhe më 24 dhjetor me të njëjtën kërkesë. 

Pavarësisht përmbushjes së 95 kritereve të kërkuara nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi, komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, si datë kur potencialisht mund të hiqen vizat, ka dhënë vitin 2020.