Bizneset Vende Pune Ofertat

Stoltenberg: Po rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme të trupave në Kosovë

Stoltenberg: Po rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme të trupave në Kosovë

20.11.2023 Lajme

Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se janë duke bërë një rishikim të pranisë ushtarake të NATO’s në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se janë duke rishikuar nëse duhet të ketë rritje të përherhshme të trupave të NATO’s në Kosovë.

“Sapo arrita nga Sarajeva, ku kisha një takim të rëndësishëm dje dhe sot dhe tani jemi duke bërë një rishikim rreth pranisë tonë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën. Kemi përdorur forcat tona rezervë për ta rritur praninë tonë menjëherë pas dhunës në shtator dhe tani po e rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme për t’u siguruar se kjo situatë nuk del jashtë kontrollit dhe nuk krijon konflikte të tjera të dhunshme në Kosovë ose më gjerë. Pra, do të bëjmë ata që është e nevojshme, aktualisht jemi duke rishikuar praninë tonë dhe ndryshimet e nevojshme dhe i kemi zbatuar rritjen e nevojshme të NATO-s”.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Bosch: Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë, ky fakt paraqet rrezik

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Bosch: Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë, ky fakt paraqet rrezik

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, e vlerëson si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri.

Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Millan Radoiçiq është akoma i lirë, pavarësisht se e organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Duke qartë se NATO-ja e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë nuk është aq edhe sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanikë dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë ai.

Bosch sheh rrezik serioz edhe nga Rusia, pasi sipas tij Moska është e interesuar që ketë sa më shumë konflikte nëpër botë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rolin e Kinës që mbështet politikat e Beogradit zyrtar.

“Tani interesi i Rusisë është që të ketë sa më shumë konflikte nëpër botë, dhe kështu të largohet vëmendja nga lufta në Ukrainë. Vetëm shikojeni se sa po përfiton Rusia nga lufta në Lindjen e Mesme, ajo shpreson tani që të ketë edhe një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor”.

“Përveç Rusisë, Serbia ka një mbështetje shumë të fortë ekonomike edhe nga Kina. Por mos harroni se situata e sigurisë nuk është e ndjeshme vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Politikanët e Republikës Serbe në Bosnje janë edhe më radikalë sesa politikanët serb në Serbi dhe rrjedhimisht janë më pro-rusë. Pra rreziku është real që situata të përshkallëzoj në këtë rajon, prandaj konsideroj që shtimi i numrit të trupave të NATO-s në Ballkan është i domosdoshëm”, shprehet Bosch.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në rajonin e Ballkanit, NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake për të mbajtur tensionet nën kontroll.

Zvicra shton numrin e pjesëtarëve në KFOR

Zvicra shton numrin e pjesëtarëve në KFOR

Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të forcojë kontingjentin zviceran (Swisscoy) në kuadër të KFOR-it me 20 pjesëtarë shtesë të forcave të armatosura nga prilli 2024.

Ky shtim i numrit të ushtarëve zviceranë vjen pas tërheqjes së misionit austriak nga KFOR-i në pranverën e vitit 2024.

Swisscoy aktualisht ka një maksimum prej 195 anëtarësh të forcave të armatosura që dalin vullnetarë për të marrë pjesë në mision.

Në qershor 2023, Parlamenti federal miratoi pjesëmarrjen e Zvicrës në KFOR dhe zgjatjen e saj deri më 31 dhjetor 2026. Përveç kësaj, Parlamenti i dha Këshillit Federal kompetencën për të rritur numrin e forcave të armatosura me maksimum 30 gjatë mandatit dhe deri në fund të misionit, në mënyrë që forcat e armatosura të jenë në gjendje t’i përgjigjen çdo nevoje shtesë të KFOR-it.

Austria e njoftoi NATO-n se do të reduktonte pjesëmarrjen e saj në KFOR në pranverën e vitit 2024. Në total, dy njësi do të tërhiqen: një kompani këmbësorie dhe një kompani transporti. Kuota e Austrisë do të reduktohet shumë.

Për të mbyllur hendekun për shkak të reduktimit të kontingjentit të Austrisë dhe në marrëveshje me NATO-n, Këshilli Federal ka vendosur të forcojë kontingjentin zviceran me 20 personel shtesë ushtarak të vendosur në fushën e transportit nga prilli 2024. Kontingjenti Swisscoy është rritur nga 195 në 215 pjesëtarë të forcave të armatosura që dalin vullnetarë në mision.

20 pjesëtarët shtesë të forcave të armatosura do të ofrojnë të gjitha shërbimet e KFOR-it në fushën e transportit të njerëzve, materialeve dhe mallrave.

“Pavarësisht situatës aktuale, siguria e Forcave të Armatosura të Zvicrës në Kosovë mbetet e pandryshuar. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura janë të përgatitur për të punuar në një kontekst të tillë dhe për të arritur në vend të sigurt në rast emergjence. Ata e dinë mënyrën e duhur për t’u sjellë përballë tensioneve etnike dhe politike. Qendra e Ekselencës për Ndërtimin e Paqes të Forcave të Armatosura Zvicerane (SWISSINT) po monitoron vazhdimisht situatën. Këshilli Federal mund të vendosë tërheqjen e Swisscoy në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Federal të Zvicrës.

Forcimi i kontributit të Zvicrës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Këshilli Federal i Zvicrës thotë se KFOR-i mbetet një lojtar i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Duke rritur kontingjentin e saj, Zvicra po merr pjesë në përpjekjet stabilizuese të NATO-s në rajon. Duke vepruar kështu, ajo dëshmon edhe për solidaritetin e saj me partnerët e saj në një Evropë që po përballet me sfida të mëdha në kontekstin e luftës në Ukrainë. Përforcimi i kontingjentit zviceran promovon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me NATO-n, të rekomanduar nga Këshilli Federal në raportin plotësues të Raportit të Politikës së Sigurisë 2021. Së fundi, kjo tregon gatishmërinë e Zvicrës për të zgjeruar kontributin e saj në ndërtimin e paqes ushtarake”, tha Këshilli Federal i Zvicrës.

Siguria në vend/Shefi policisë takohet me atë të KFOR-it

Siguria në vend/Shefi policisë takohet me atë të KFOR-it

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij. Përveçse ishte një takim njoftues u diskutuan edhe tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës. 

“Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun. 

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë