Stoltenberg ka shprehur keqardhje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës pa pëlqimin e NATO-s
Jens Stoltenberg, i cili është sekretar i përgjithshëm, shprehi keqardhje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës pa pëlqimin e NATO-s. Stoltenberg në një intervistë për media, përsëriti qëndrimet e tij se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është krijuar në kohë të pa përshtatshme, ai ka thënë se NATO tani do të rishikojë nivelin […]
Jens Stoltenberg, i cili është sekretar i përgjithshëm, shprehi keqardhje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës pa pëlqimin e NATO-s.
Stoltenberg në një intervistë për media, përsëriti qëndrimet e tij se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është krijuar në kohë të pa përshtatshme, ai ka thënë se NATO tani do të rishikojë nivelin e angazhimit me FSK-në.
Stoltenberg tha: “Sot, institucionet në Kosovë kanë miratuar tri ligjet për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me keqardhje them se ky vendim është marrë përkundër shqetësimeve të shprehura nga NATO. Derisa transformimi i FSK-së është në parim çështje e Kosovës, ne e kemi bërë të qartëse është lëvizje në kohë të pa përshtatshme”.
“NATO përkrah zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli Veri-Atlantik tani dotë rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shtoi sekretari Stoltenberg.
“Të gjitha palët duhet të sigurohen se vendimi i sotëm nuk do të ngritë tensione në rajon. Të gjithë faktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në reforma dhe në dialog. E përsëris qëndrimin tim ndaj Prishtinës dhe Beogradit që të mbesin të qeta dhe të mos japin deklarata dhe të mos bëjnë veprime që mund të shpien në eskalim të situatës. NATO vazhdon të përkrah dialogun e sponsorizuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës dhe është e vetmja zgjidhje politike për rajonin”, ka thënë ai.