Stikersat treguan efekt, nga 35% të automjeteve të paregjistruara ka zbritur në vetëm 5%

  • 09.06.2022
Stikersat treguan efekt, nga 35% të automjeteve të paregjistruara ka zbritur në vetëm 5%

Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishin theksuar se një projekt i tillë do të bëjë më të lehtë identifikimin e veturave që nuk janë të regjistruar, njëjtë kishte thënë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor hde Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai kishte theksuar se vendosja e stikersave do të ndikon që automjetet që nuk janë të regjistruara mos të dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten.


“Vendosja e stikersave do ta bëjë më të lehtë identifikimin e veturave të paregjistruara. Secila veturë që regjistrohet do ta ketë stikersin dhe do të kemi më të lehtë idenfikimin e veturave të paregjistruara dhe kjo ndikon që ato automjete të mos dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten”, tha zëvendësministri Durmishi.

Po ashtu, ai kishte shtuar se nuk mund të falsifikohet stikersi sepse secili i ka masat e sigurisë dhe barkodin dhe se vetëm nëse skanohet, dalin të dhënat e pronarit të atij automjeti, po ashtu zëvendësministri i Infrastrukturës ka shtuar se krahas edhe masave të tjera do ta ulin nën pragun 5 përqind numrin e automjeteve të paregjistruara.

E këto stikersa sipas një njoftimi të zv.ministrit Durmishi, janë duke treguar efekt të mirë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Durmishi ka thënë se me masat që i kemi marrë nga 35% të automjeteve të paregjistruara është zbritur tashmë në vetëm 5%.

Zv.ministri i Infrastrkturës ka shtuar se vetëm për 3 muaj tashmë është plotësuar kriteri kryesor që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbër.

Postimi i plotë i Durmishit:

Disa hapa të vegjël me suksese tepër të mëdha.

Me 15 mars e vendosëm stikersin e parë në vetura. Me masat që i kemi marrë nga 35% të automjeteve të paregjistruara e kemi zbritur tashmë në vetëm 5%. Vetëm për 3 muaj tashmë e kemi plotësuar kriterin kryesor që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.

Punë të mira po bëhen.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë