S’tërhiqet Jasharaj: Paralajmëron grevë nëse s’realizohen kërkesat e SBASHK-ut

04.12.2021

Por, një protestë e tillë e paralajmëruar nuk është thirrur sot nga ta. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë se paralajmërimi për këtë protestë mund të jetë bërë nga dikush për qëllime të caktuara. “Kjo protestë nuk është thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, këtë mund ta ketë bërë […]

S’tërhiqet Jasharaj: Paralajmëron grevë nëse s’realizohen kërkesat e SBASHK-ut Foto: Ilustrim

Por, një protestë e tillë e paralajmëruar nuk është thirrur sot nga ta.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë se paralajmërimi për këtë protestë mund të jetë bërë nga dikush për qëllime të caktuara.

“Kjo protestë nuk është thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, këtë mund ta ketë bërë dikush tjetër, për qëllime të caktuara. Ne për momentin nuk do të protestojmë, sepse tani për tani kemi vendosur që t’i pezullojmë veprimet sindikaliste”, u shpreh Jasharaj për KlanKosova.

Veprimet sindikaliste nga ana e SBASHK-ut janë pezulluar për shkak të premtimeve që i kanë marrë se Ligji i Pagave është duke u punuar.

“Për momentin janë pezulluar veprimet sindikaliste. Ndodhi që u takuam me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe morëm informacione që Ligji i Pagave është duke u punuar dhe ai tha se u duhet edhe pak kohë”, tha Jasharaj.

Kryesindikalisti i arsimit tha se në takim me BSPK-në janë marrë vesh që t’i japin kohë Qeverisë, por shtoi se grevat e protestat nuk përjashtohen nëse BSPK-ja nuk angazhohet.

“Ne jemi marrë vesh për angazhimet në çështjet e përbashkëta, por nëse Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk angazhohet në këtë drejtim, atëherë SBASHK-u nuk i përjashton opsionet e grevave dhe protestave”, tha Jasharaj.