Stafi shëndetësor që refuzoi vaksinimin të vendoset në fund të listës së pritjes

07.05.2021

Ditë më parë Kosova ka pranuar edhe donacionin e dytë të vaksinave antiCOVID, me të cilat ka filluar procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor. Por me këtë nuk po pajtohet shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, e cila me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve, ku sipas tyre […]

Stafi shëndetësor që refuzoi vaksinimin të vendoset në fund të listës së pritjes Foto: Ilustrim

Ditë më parë Kosova ka pranuar edhe donacionin e dytë të vaksinave antiCOVID, me të cilat ka filluar procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor.

Por me këtë nuk po pajtohet shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, e cila me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve, ku sipas tyre një pjesë e madhe e stafit shëndetësor refuzuan të vaksinohen me vaksinën e AstraZeneca, e tani po vaksinohen me vaksinën Pfizer.

“Ditë më parë Kosova u furnizua me rreth 24 mijë doza të vaksinës ASTRA ZENECA, si donacion i mekanizmit COVAX. Të parët që kishin të drejtë të qasen në ato vaksina ishin stafi shëndetësor, pa dallim moshe, sëmundje, niveli etj.

Edhepse stafi shëndetësor patën një të drejtë të tillë, një pjesë e madhe e tyre refuzuan të vaksinohen me vaksinën e lart-cekur, duke mos dhënë një shembull të mirë për qytetarët dhe duke mos u solidarizuar me kolegët e vet të cilët pa hezitim vendosën të marrin vaksina të tilla! Kjo prekë në esencë edhe etikën mjekësore dhe e vë në pikëpyetje epitetin “Hero” të cilin u’a dha shoqëria!

Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksninim me këtë vaksinë, prap i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?!

Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane.

Ju bëjmë thirrje publike që, të gjithë ata punëtorë që kanë refuzuar të vaksinohen kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të listës së pritjes. Secili duhet të merr konsekuencat e veprimeve të veta! Në anën tjeter, kërkojmë që sa më shpejtë të gjithë qytetarëve t’u jepet mundësia për t’u vaksinuar” thuhet në reagimin e kësaj shoqate.