Sqaron KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro

27.12.2023

KESCO ka reaguar sërish pas ankesave për faturat e larta të energjisë elektrike. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, KESCO thotë se 86% e konsumatorëve kanë pranuar fatura nën 100 euro, ndërsa vetëm 14% e konsumatorëve kanë pranuar fatura mbi 100 euro. Siç thonë, në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë kanë bërë, […]

Sqaron KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro Foto: © Hallka Marketing Agency

KESCO ka reaguar sërish pas ankesave për faturat e larta të energjisë elektrike.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare, KESCO thotë se 86% e konsumatorëve kanë pranuar fatura nën 100 euro, ndërsa vetëm 14% e konsumatorëve kanë pranuar fatura mbi 100 euro.

Siç thonë, në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë kanë bërë, në Kosovë konsumatorët ngrohen me energji elektrike, dhe kjo ngrohje ua merr mbi 70% të konsumit.

“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër.  Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje. Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në njoftimin e bërë nga KESCO.