Sqarohet Ministria e Arsimit, maskat nuk do të sigurohen nga nxënësit

10.09.2020

Të hënën më 14 shtator pritet të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021 ku shumë nxënës pritet tu drejtohen shkollave pas më shumë se gjashtë muajsh nga ndërprerja e procesit mësimor. Me tu afruar data e fillimit të këtij viti shkollor edhe më shumë janë shtuar dilemat dhe pikëpyetjet lidhur me atë se si duhet […]

Sqarohet Ministria e Arsimit,  maskat nuk do të sigurohen nga nxënësit Foto: Ilustrim

Të hënën më 14 shtator pritet të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021 ku shumë nxënës pritet tu drejtohen shkollave pas më shumë se gjashtë muajsh nga ndërprerja e procesit mësimor.

Me tu afruar data e fillimit të këtij viti shkollor edhe më shumë janë shtuar dilemat dhe pikëpyetjet lidhur me atë se si duhet vepruar dhe menaxhuar në rastin e respektimit të masave mbrojtëse.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një sqarimi ka bërë të ditur se nga ana e saj nuk është vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit.

Sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.

Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave, thuhet në sqarimin e MASH-it.