SPSPK kritikon Qeverinë për 100 eurot: Dyshoj për vendim mediatik dhe se është fryrë lista

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat (SPSPK) dyshon se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtesa prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat mund të ketë qenë mediatik. Madje, ata dyshojnë se numri i aplikantëve, prej 290 mijë punëtorësh, mund të jetë i fryrë.

SPSPK kritikon Qeverinë për 100 eurot: Dyshoj për vendim mediatik dhe se është fryrë lista

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, deklaroi për KosovaPress se Ministria e Financave duhet të dalë dhe të sqarojë të gjithë punëtorët e sektorit privat se pse ende nuk janë shpërndarë bonuset e premtuara ndërkohë që sektori publik i kanë marrë menjëherë.

Azemi ka kërkuar nga ministri Hekuran Murati të sqarojë nëse ka ndonjë problem tjetër për mos pagesën e shtesave, pasi kanë kaluar një muaj që prej kur u njoftua se punëtorët e sektorit privat dhe publik do të merrnin nga 100 euro më shumë.


“Kemi dyshuar dhe dyshojmë prape se ka qenë një vendim mediatik pasi që kanë kaluar më shumë se një muaj dhe punëtorët e sektorit privat të Kosovës nuk i kanë marrë bonuset nga 100 euro dhe kemi kërkuar zyrtarisht nga ministri i Financave që të del dhe të njoftojë opinionin, ai ka për obligim që punëtorët e sektorit privat të Kosovës të del dhe t’ju tregojë pse po çalon pagesa e këtyre 100 euro a ka qenë një vendim si lojë mediatike apo ka ndonjë telashe të brendshme që ka obligim zyrtarë të del t’i njofton se pse po vonohen këto 100 eurot dhe me të vërtetë nuk ia vlen që edhe të paguhen 1000 euro për shqetësimet, pritjet e gjata nuk janë të vlefshme për sektorin privat vet shteti po i dënon punëtorët e sektorit privat sepse të sektorit publik i kanë marrë që të gjithë”, tha Azemi.

Azemi ka thënë për KosovaPress, se punëtorët kanë pritur që këto shtesa t’iu dalin për festën e Bajramit.

“Është një keqmenaxhim, keqpërdorim i punëtorëve të sektorit privat pasi që punëtorët e sektorit privat tek ne kanë bërë pyetje se a do të dalin këto mjete për festën e Bajramit për të cilën ne kemi pritë se do të dalin dhe, sadopak do ti gëzojë, por po themi dëmi që iu është bërë me këtë veprim nuk e mbulon as me mija euro sepse punëtorët janë të zhgënjyer, janë të shqetësuar dhe jemi mësuar që të merren vendime dhe ato të mos realizohen nga qeveria, kjo është e padisiplinueshme, dilni dhe tregoni punëtorëve: ‘Po, mjetet do të dalin sot, do të dalin nesër, do të dalin pas një muaji, pas gjashtë muajsh ose i kemi gënjyer punëtorët’, ata kanë të drejtë ta dinë për gjendjen që po sillet” tha Azemi.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës konfirmoi se për shtesën prej 100 eurosh kanë aplikuar rreth 290 mijë punëtorë. Azemi mendon se kjo shifër mund të jetë e fryrë.

“Unë mendoj që diçka nuk është në rregull dhe jam shumë i bindur se nuk është e vërtetë që kanë aplikuar 290 mijë punëtorë të sektorit privat të Kosovës, këto janë vetëm shifra sepse, unë mendoj që ky numër është më i vogël nuk është kaq i madh, me të vërtetë punëtorët duan të dinë se çfarë po ndodhë me këto mjete, apo ka qenë një propagandë për punën e tyre që e bëjnë, jemi shumë të zhgënjyer” deklaroi Azemi.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë