Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit për kundërshtim të juridiksionit

para 27 dite

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë refuzuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin kundërshtohej juridiksioni i Speciales në lidhje me një çështje që ka të bëjë me administrimin e drejtësisë.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit për kundërshtim të juridiksionit Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka konstatuar se pretendimet e ngritura nga mbrojtja nuk përbënin bazë për kundërshtim juridiksional, duke hedhur poshtë të dyja argumentet kryesore të saj: që procedurat duhej të ishin nisur nga Trupi Gjykues II dhe se caktimi i gjykatësit të procedurës paraprake ishte në kundërshtim me Ligjin për DhSK-në.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionin paraprak të dorëzuar nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, që ngre kundërshtime lidhur me juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Gjykatësi konstatoi se çështjet e ngritura nuk përbënin kundërshtime juridiksionale dhe hodhi poshtë të dy argumentet e Mbrojtjes”, thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja.

Etiketat

Ofertat e fundit