Specialja jep verdiktin pas 7 ditësh për Gucatin e Haradinajn, flasin nga OVL-UÇK

11.05.2022

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës thonë se nëse do të kishte drejtësi, atëherë ish krerët e kësaj organizate do të duhej të shpalleshin të pafajshëm. Faton Klinaku ka thënë se ata nuk është dashur të merren fare, por meqë ka ndodhë procesi gjyqësor, ata duhet të shpallën të pafajshëm. “Po presim mos të dënohen, […]

Specialja jep verdiktin pas 7 ditësh për Gucatin e Haradinajn, flasin nga OVL-UÇK Foto: Ilustrim

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës thonë se nëse do të kishte drejtësi, atëherë ish krerët e kësaj organizate do të duhej të shpalleshin të pafajshëm.

Faton Klinaku ka thënë se ata nuk është dashur të merren fare, por meqë ka ndodhë procesi gjyqësor, ata duhet të shpallën të pafajshëm.

“Po presim mos të dënohen, sepse s’kanë pas nevoje fare të merren  në bazë të ngjarjeve që ka ndodhë. Kurrfarë fakte s’ka. I kanë mbajte për çështje banale. Për çështje që është deshtë me dhënë përgjegjësi ata vet”, ka thënë Klinaku për IndeksOnline.

Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen më disa vite burgim.

Ish krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në publik.