Specialja i dërgon ftesë Rilind Berishës, që në kohën e luftës ishte 8 vjeç

Specialja i dërgon ftesë Rilind Berishës, që në kohën e luftës ishte 8 vjeç
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Lajme

Rilind Berisha i cili në kohën e luftës në Kosovë kishte veç tetë vjet, ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije vet Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale, raporton RTK.

“Të nderuar miq,
Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

RAPORTO