20.09.2019, 10:19

Specialja i dërgon ftesë edhe një ish-ushtari të UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar Bojaxhiu, duke thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se do t’i mbrojë kështu vlerat e luftës.

“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë Bojaxhiu, duke bërë të ditur se intervistimi i tij në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.

Për këtë ftesë, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së në Dragash, duke e kundershtuar këtë veprim të gjykatës Speciale.

LEXO EDHE:  Koalicionit NISMA-AKR-PD, i tjetërsohen votat në këtë komunë

“Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po iu bën padrejtësi bashkëluftëtareve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.