Gjykata Speciale fton si dëshmitar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani

23.05.2022

Një gjë të tillë e ka konfirmuar AKI-ja përmes një njoftimi për media, ku theksohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar ftesë për dëshmitar për Ramadanin. “AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani”, thuhet në njoftim. […]

Gjykata Speciale fton si dëshmitar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani

Një gjë të tillë e ka konfirmuar AKI-ja përmes një njoftimi për media, ku theksohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar ftesë për dëshmitar për Ramadanin.

“AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim të AKI-së, bëhet e ditur se në fletëthirrje precizohet se Burim Ramadani urdhërohet që të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës së luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

“Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, thuhet në njoftim.

Etiketat

Ofertat e fundit