Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

27.07.2021

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Po ashtu policia ka bërë të ditur se në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare, duke […]

Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare, duke përfshirë edhe familjarë të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës.

“Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).

Agjenda: (datë 27.07.2021)

Pjesëmarrja e personaliteteve të ftuara dhe mediave;
10:00 – Hapja e ceremonisë,
10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore,
10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,
10:20 – Fjalimet,
10:45 – Vendosja e kurorave,
11:00 – Përfundimi.

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave;
12:00 –  Porta e hapur ( vizitë e qytetarëve),
15:00 –  Përfundimi i vizitës së qytetarëve.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, si dhe qytetarët që shprehin dëshirë për vizitë, ku koha e caktuar për qytetarë sipas agjendës do të jetë (ora 12:00-15:00).