Sot vranët dhe me riga shiu

23.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se gjatë së premtës sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin […]

Sot vranët dhe me riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se gjatë së premtës sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Fundjava parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.