Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit

04.04.2021

Mbrëmë, për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e filluar të shtunën, është shtyrë për sot. “Seanca do t’i vazhdojë punimet më 4 prill, në orën 17:00”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në garën për President, Lëvizja Vetëvendosje […]

Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit Foto: Kuvendi i Kosovës

Mbrëmë, për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e filluar të shtunën, është shtyrë për sot.

“Seanca do t’i vazhdojë punimet më 4 prill, në orën 17:00”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në garën për President, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin, ndërsa kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Kujtojmë se mbrëmë raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.