Sot testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren

23.05.2020

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, sot pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj. Ky vendim për testim vjen pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19. Osmanollaj […]

Sot testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren Foto: Ilustrim

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, sot pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Ky vendim për testim vjen pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19.

Osmanollaj ka shtuar se të infektuarit tashmë janë vetëzioluar dhe nuk kanë deri tani ndonjë simptomë shqetësuese shëndetësore.

Ai tha se zyrtarët policorë të infektuar kryenin detyra të patrullimit edhe nga tereni edhe nga stacioni dhe sipas tij është mundësia që ata të kenë pasur kontakt edhe me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë policorë.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët disiplinë për të respektuar distancën sociale dhe kohën e kufizimit të lëvizjes me ç’rast do ta lehtësojnë punën për mantelbardhët dhe Policinë e Kosovës.