Sot testohen 33 persona të cilët janë të vendosur në karantinë

Para 14 ditësh 33 persona u vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë, ndërsa të njëjtit sot pritet të bëhet testimi për Coronavirus COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë i ditur dje nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020”, thuhet në postim.

Ministria ka bërë me dije se ashtu si janë vendosur në karantinë, do të bëhet edhe testimi dhe nxjerrja nga karantina, e atyre që rezultojnë negative në testimet për koronavirus.

“MSh u bën thirrje personave që lëshohen në shtëpi, që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat e vetizolimit shtëpiak, duke mbrojtur veten dhe të afërmit përreth., derisa të karantinuarve u bën thirrje për më shumë mirëkuptim deri në testimin dhe lirimin e tyre nga karantina”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

RAPORTO