Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

para 27 dite

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në orën 11:00, në përpjekjen e tyre të 36-të për ta konstituuar Kuvendin.

Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Të shtunën u mbajt vazhdimi i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, e cila u drejtua nga deputeti Avni Dehari. Në këtë seancë, kryesuesi Dehari përsëriti thirrjen për subjektet politike që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë. Megjithatë, as këtë herë nuk pati propozime të reja.

Pas kësaj, përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar nga vazhdimet e mëparshme të seancës, u hodh në votim. Nga votimi rezultoi se 51 deputetë ishin për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Sipas rregullores, pas këtij hapi Kuvendi është i obliguar të mblidhet brenda 48 orëve, përkatësisht sot më 23 qershor, në orën 11:00.

Ndërkohë, në çdo përfundim të seancave, përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Etiketat

Ofertat e fundit