Pas takimit të së premtes mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të mbahet një tjetër takim i tillë në këtë nivel lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Ndërsa në takimin e fundit kujtojmë se palët janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe ky takim i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtës.
Herën e fundit kur takimi u përmbyll, të dyja këto parti LDK-VV ka thënë se janë dakorduar me përmbajtjen dhe partimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.
Galuk Konjufca mohoi se ishte diskutuar për ndarje të ministrive, ndërsa ka hodhi poshtë zërat se këto dy parti kanë kushte ndaj njëra tjetrës.
Ndryshe, takimi i parë i grupit punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së zgjati rreth dy orë.