Sot takimi i parë në Bruksel nga Delegacioni Shtetëror
Sot, me datën 8 Janar 2019, Delegacioni Shtetëror i Kosovës do ta zhvillojë takimin e parë në Bruksel të Belgjikës, ku do të jetë prezente përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini. Delegacioni Shtetëror i Kosovës, është i përbërë nga 11 persona, ku prijës i këtij delegacioni është Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, dhe nga […]
Sot, me datën 8 Janar 2019, Delegacioni Shtetëror i Kosovës do ta zhvillojë takimin e parë në Bruksel të Belgjikës, ku do të jetë prezente përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini.
Delegacioni Shtetëror i Kosovës, është i përbërë nga 11 persona, ku prijës i këtij delegacioni është Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, dhe nga Fatmir Limaj, zëvendës kryeministër.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta këshillojë Delegacionin Shtetëror sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm, Thaçi javë më parë kishte bërë të ditur se me datën 8 Janar do të jetë në Brezovicë.
Kurse, pala Serbe kanë deklaruar se, më nuk do të marrin pjesë në takimet e tjera, kjo për shkak të taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Bosnje e Hercegovinës.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendimin për ekipin negociator që ti ndahen 300 mijë euro.