Sot, shqyrtohet projektligji për Qeverinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në një mbledhje me Grupin Punues, të cilët po bëjnë shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë, ku ka për bazë rregullimin e numrit të resorëve, të emëruarëve politik e kështu me rradhë.

Kryeministri Haradinaj, për shqyrtimin e projektligjit të Qeverisë, theksoi se ky projektligj, rregullon numrin e resorëve, të emëruarve politikë, po ashtu edhe numrin e përgjegjësive dhe ndërlidhjen e tyre.

Po ashtu, Kryeministri i Kosovës, tha se: “Me këtë projektligj nuk e bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të të punësuarve, por edhe saktësohet marrja e përgjegjësive dhe mënyra e marrjes së detyrave”, është shprehur Haradinaj.

RAPORTO