Sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

10.08.2020

Të shtunën përmes një njoftimi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se që nga sot fillon ekzekutimi i mjetet nga Pakoja Emergjente. Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e […]

Të shtunën përmes një njoftimi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se që nga sot fillon ekzekutimi i mjetet nga Pakoja Emergjente.

Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e papaguar.

“Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.
Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti” kishte njoftuar ndër tjera Bajrami.